Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

DOSSIER/ Grigor Celemengo, figura që shndërroi volejbollin shqiptar në art

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria ndër vite ka nxjerrë figura të shquara në shumë fusha të jetës dhe veçanërisht në atë të sportit. Emra që kanë bërë historinë në sportin tonë dhe që kanë mbetur në memorien e të gjithëve për kontributin e dhënë dhe janë shndërruar në legjenda të lojës. Një emër i tillë është edhe Grigor Celemengo. Një njeri i shquar i volejbollit shqiptar dhe që ka mbetur në historinë e këtij sporti për kontributin e tij veçanërisht me ekipin e Tepelenës. Celemengo një prej trajnerëve të shquar që bënë revolucion në Shqipëri është një nga figurat më të nderuara të sportit.

Do mbahet mend gjithmonë drejtimi që i bëri ekipit të femrave të Tepelenës ku me një grup vajzash si Roza Beluli,Vjoleta Shehu,Liljana Avdiaj, Margarita Islami, Donika Balili,Donika Shehu e shumë të tjera arriti të krijonte një ekip shumë simpatik që rivalizonte denjësisht me ekipet më të mira të kohës si Dinamo apo Partizani. Një pasionant që dha shumë për këtë sport dhe sot ende jep kontributin e tij në qytetin e Tepelenës duke edukuar brezat e rinj dhe të talentuar për tu shndërruar në kampionë të së ardhmes. Figura të tilla janë një vlerë për vendin dhe sidomos për sportin e një vendi dhe që gjithmonë duhet të jenë në vëmendje për vlerat e tyre të jashtëzakonshme.

 

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga