Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

DOSSIER/ E thithi topin me gjoks, e dërgoi te këmba e djathtë, dhe....Historia e MBRETIT të NAFTETARIT, Baç Sulejmani

Shkruar nga NEWSPORT
DOSSIER/ E thithi topin me gjoks, e dërgoi te këmba e djathtë,

Një mesfushor me tipare sulmuese. Mjeshtër në fushë dhe njeri me zemër të madhe. Sot, stadiumi i Kuçovës mban emrin e të madhit Baç Sulejmani. Në qarqet sportive nuk flitet për këtë yll që shkëlqente me Naftëtarin e dikurshëm, por bashkëkohësit, apo ata që kanë mbetur, kujtojnë me nostalgji atë që Baçi i madh bënte në fushë, sapo prekte topin. Gazetari Vladimir Duraj kujton ndeshjet e luajtura nga ky talent i madh në Kuçovë e Berat, por i harruar nga demokracia...

Nga Vladimir Duraj

Gjatë 4 viteve të politeknikumit kisha mundësinë e artë për të ndjekur ''Naftëtarin'' kur luante në kryeqytet. Dhe s'ishin pak, por 4 takime në sezon. ''Partizanit'', ''17 Nëntorit'' dhe ''Dinamos'' u ishte bashkangjitur edhe ''Shkëndia'' - skuadra e shkollës së mjeshtërisë sportive, dhe që së bashku bënin që ''Naftëtari'' i Q.Stalin të zhvillonte 4 ndeshje në Tiranë.

Ndeshjet ishin njëra më e bukur se tjetra, por, edhe pse kështu, kishte çaste kulminante që mbeten në kujtesë përgjithmonë.

Një nga këto çaste i përket ndeshjes me Shkëndinë, skuadrës që po debutonte suksesshëm në kategorinë e parë. Shkëndia e Vasillaq Zërit me shokë po ngjitej me shpejtësi në majë të futbollit shqiptar, por megjithatë, edhe ajo si shoqet e saj kryeqytetase, do ta provonte forcën e ekipit simpatik të ''Naftëtarit'', alias ''Ajax'' i Amsterdamit.

Si gjithnjë kur luante ''Naftëtari'', edhe me ''Shkëndinë'' u gjenda në stadium 1/2 ore para se të fillonte ndeshja. Edhe pse ''Shkëndia'' ishte një skuadër shkolle, stadiumi kishte goxha spektator. Loja ekselente e Vasillaq Zërit, Shyq Ballgjinit, Ilir Përnaskës dhe Ilir Luarasit kishin tërhequr tifozët tiranas ne stadium dhe që, pak e nga pak e avash - avash, po formonin grupin e tifozëve të ''Shkëndisë''.

Ndeshja filloi me superioritetin e "Shkëndisë" që edhe pse njihnin lojën e bukur të "Naftëtarit", përsëri mendonin për një mbyllje të shpejtë e me rezultat pozitiv.

Nuk kaluan shumë minuta kur "Naftëtari" barazpeshoi lojën dhe po i afrohej ca si shpesh portës kundërshtare. Meritë për një lojë të tillë kishte i gjithë ekipi, por ai që shkëlqente mbi të gjithë ishte Bashkim Sulejmani, mbreti i futbollit në qytetin tonë, qytet që nderoi kontributin e çmuar të këtij të fundit me dhënien e emrit "Bashkim Sulejmani" stadiumit të tij.

Rreth minutës së 20 Ilir Luarasi kërkon të nisë shokët përpara duke gjuajtur topin në drejtim të tyre, top që, për të zezën e tij, përfundoi në gjoksin e plotë të Baçit. Mjeshtri i përdorimit të topit, mjeshtri i driblimit momental dhe pasimit të artë, Baç Sulejmani, pasi e thith topin me gjoks dhe prej andej e dërgon në këmbën e djathte, gjuan drejt portës së Luarasit. Atë ç'ka ndodhi e që unë e pashë me sytë e mi vështirë ta sjellësh nëpërmjet rreshtave, apo më saktë, këtë mund ta bëjë ndonjë komentator sportiv i klasit të parë. Megjithatë unë do ta them me rreshta pasi nuk kam mundësi tjetër, por ti i dashur lexues shumfishoje kënaqësinë që të jep leximi i rreshtave për të kuptuar kënaqësinë që do të jepte shikimi viziv i atij çasti.

E pra, i ndodhur rreth 30 m larg portës dhe Luarasin afër pikës së penalltisë, Baçi i jep një flurudhë topit sa që edhe dora e zotit nuk do ti jepte atë trajektore.

Topi u duk se do dilte jashtë kur ishte mbi kokën e Luarasit, bile disa metra mbi shtyllën transversale, por, pikërisht kur ishte mbi kokën e Luarasit, topi ndryshon drejtim duke zbritur lartësi e duke përfunduar në rrjetë. Një habi e gjithë tifozëve dhe lojtarëve që ndoqën atë trajektore që mori topi, një gëzim i naftëtarëve të pranishëm në stadium, lojtar e tifozë, si edhe një përgëzim, respekt dhe nderim për autorin e golit nga tifozët kryeqytetas.

- Është i madh, ka mbetur po ai që ka qënë edhe pse ka goxha vite mbi kurriz - tha njëri prej tifozëve tiranas i ulur pranë meje.

- Ky është emblema e "Naftëtarit", pavarësisht se "Naftëtari" është fidanishte për futbollistë cilësorë - ia ktheu një tjetër.

Mua më bëhej zemra mal tek dëgjoja fjalë të tilla vlerësusese për qytetstalinasit e mi që lartësonin edhe më emrin e qytetit tim tashmë të mirënjohur në vend.

Ajo ndeshje përfundoi me fitoren e "Naftëtarit" me golin e vetëm të Baçit, edhe pse Llaq Zeri me shokë bënë çmos për ta ndryshuar rezultatin.

Baç Sulejmani ishte i asaj tipologjie që talentit të dhuruar nga perëndia i vishnin edhe një punë serioze e sistematike e që të dyja bashkë mundësonin lojë klasi dhe jetgjatësi në të.

Baçi ishte edhe njeri i madh, njeri i uruar e i bekuar. Ai nuk njihte xhelozinë apo smirën, ai ishte si vëlla i madh për futbollistët e rinj në moshë, përkrahja dhe dashamirësia për të cilët jo që nuk mungonte, por ishte tepër e dukshme.

Ardhja në ekip e talentit tjetër qytetstalinas, Lad Skuros, ia lehtësoi disi punën dhe përgjegjësinë të madhit Baç Sulejmani. Shprehja e tij e famshme "Lali" ishte sinjal përqëndrimi për Lad Skuron që pas asissit të Baçit s'mbetej gje tjetër veç të përcillte topin në rrjetën e portës kundërshtare.

Ka më të mëdhenj nga unë në moshë që mund të shkruanin "romane" me çastet magjike të dhuruara nga Sulejmani gjatë karierës së tij futbollistike, por edhe një rast tjetër do ta sjellë unë më poshtë.

Nuk mbaj mend tamam ekipin kundërshtar, "Labinoti" apo "Skënderbeu", por situatën e krijuar e mbaj mend si sot. Ishte bllokuar rezultati në 0-0 edhe pse ne po luanim shumë më mirë se kundërshtari. Minutat kalonin dhe goli nuk po vinte.

Në 5 minutat e fundit gjyqtari akordon një korrne në favorin tonë, korrne e ekzekutuar mjeshtërisht nga Bashkim Xheka. Topi vjen në zonën e portjerit kundështar, dhe aty, mes shumë mbrojtësve e portjerit kundërshtar, që të gjithë gjatosha, përfundon në kokën e mbretit Baç, jo më shumë se 1 e 65 cm i gjatë.

Brohorimat e tifozëve tanë ishin në maksimum, dhe kështu më tepër për atë që bëri Baçi se sa për golin.

- I madhi e bën diferencën kur është nevoja, e tregon veten atëhere kur duhet - tha i ndjeri Koço Korçari, tifoz i zjarrtë i "Naftëtarit", i ndodhur pranë meje atë moment.

- Baçi është veçanti, lojtar si ky vijnë shumë rrallë - e mbështeti shoku i tij.

Dhe kishin të drejtë, si Koçua edhe shoku i tij. Baç Sulejmani ishte mbret i futbollit qytetstalinas, por ama, mbret me shumë princa.....disa prej të cilëve po i sjellë në foton e mëposhtme.

[gallery size="full" columns="1" ids="316582"]

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga