Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

DOSSIER/ Derbi "i pakursyer i golave" (TIRANA-PARTIZANI 7-3), kur BAJKO nxirrte nga fusha MUSTËN dhe 13 minutat që vulosën fitoren më të madhe BARDHEBLU

Shkruar nga NEWSPORT
DOSSIER/ Derbi "i pakursyer i golave" (TIRANA-PARTIZANI 7-3), kur

Gati 34 vite më parë, për tifozët e Tiranës mbahet si ditë e shënuar triumfi i thellë 7-3 ndaj rivalëve të urryer të Partizanit. Një ndeshje sa dramatike për rrjedhën që mori takimi, po aq edhe domethënëse për rivalitetin e pandalshëm bardheblu- të kuq.

Ka disa arsye se përse ky takim zë një vend të veccantë nga shumë seri të tjera të derbit të kryeqytetit shqiptar. E para, është humbja më e thellë që Tirana (në vitet e komunizmit mbante emrin 17 nëntori) i shkaktonte Partizanit dominues në futbollin e kohës. E dyta është drejtimi dramatik që mori ndeshja në thuajse 15 minutat e fundit të takimit.

Pasi Partizani pësoi golin e tretë, tekniku Neptun Bajko i habiti të gjithë në stadium duke zëvendësuar gardianin Perlat Musta, njëri prej më të mirëve në pozicionin e tij në kampionatin shqiptar. I revoltuar me pafuqinë e Mustës për të ndalur "furinë" e golave të bardhebluve, Bajko në atë kohë, viti i parë në karrierë si trajner i Partizanit i besoi portierit të dytë Konomi mbajtjen e portës së paprekur për minutat në vijim. Musta i nervozuar me vendimin e teknikut të tij, të cilin e konsideroi fyerje, iu drejtua sulmuesit kundërshtar Minga duke i thënë: "Beno, futini 10".

Në dy raste flagrante ndeshja mund të kishte shkuar në drejtim krejtëisht ndryshe për Partizanin. Kur rezultati i ndeshjes ishte i regjistuar  në 2-3 për Tiranën, lojtari Roland Agalliu nuk e dërgon topin në rrjetë dhe pas këtij momenti Tirana e kupton se ka rrezikuar shumë dhe siguron golin e sigurisë për 2-4.

Të kuqtë nuk dorëzohen, edhe pse luajnë me një ekip me eksperiencë, elitar dhe për më tepër vinte me kurorën e kampionit në fuqi. Në momentin kur ndeshja ishte e regjistruar në shifrat 3-4, sulmuesi i ri i Partizanit, i ardhur nga radhët e Flamurtarit Sokol Kushta shpërdoron mundësinë për të rihapur ndeshjen më pak se 15 minuta nga fundi.

Për 13 minuta, takimi u shkruajt me një tjetër histori. Tirana "bombardon" portën e të kuqve edhe tre-herë të tjera duke bërë tifozët bardheblu të mos i ndalnin brohoritjet e gëzimit, duke bërë që të fillonin të provokonin palën kundërshtare.

 "O KY Partizoni
  O nis per KASHAR
  O se 7 me 3
  Ja vum orar ZYRTAR" (mbeti si një prej shprehjeve më të përdorura të tifozerisë bardheblu për të dekurajuar fansat e Partizanit).

Triumfi më i madh i Tiranës në duel direkt me Partizanin bëhet një histori akoma më interesante për faktin se kjo supersfidë mund të përfundonte dhe si njëra prej përmbysjeve më të mëdha në futbollin shqiptar. Për tifozët e Tiranës, kjo fitore ishte kënaqësia më e madhe që ata mund të shprehin urrejtjen ndaj regjimit komunist dhe Partizanit, klubi-simbol i diktaturës komuniste. Brenda vetes së tyre, ishte një "hakmarrje e ëmbël" jo vetëm në fushë, por deri larg./Newsport/.

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga