Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

DOSSIER

DOSSIER/ Brazil i 1982, ekipi më i mirë i të gjitha kohërave që doli duarbosh në Spanjë

Shkruar nga NEWSPORT
DOSSIER/ Brazil i 1982, ekipi më i mirë i të gjitha kohërave

Kupa e Botës është në prag dhe të gjithë po përgatiten për një muaj emocionat në Rusi.  Ky Botëror pritet të jetë spektakolar ashtu siç kanë qenë edhe paraardhësit e tij. Por po të kthehemi pas në kohë shohim ekipe kombëtare të mahnitshme që nuk kanë arritur të fitojnë kurrë Kupën e Botës si Hungaria e 1954, Hollanda e 1974 apo edhe Brazili i 1982.

Pikërisht do ndalemi te Brazili i vitit 1982 që konsiderohet si ekipi më i fortë i të gjitha kohërave në sportin e futbollit, por që nuk arriti të ishte triumfues në Spanjë ku kampion doli Italia. Ai Brazil i kishte të gjitha, shpejtësi, teknikë, klas, gola dhe spektakël. Të gjithë prisnin që 'Selecao' të çonte Kupën e Botës atë vit në Spanjë, por nuk ndodhi ashtu.

Brazili i nis Botërorin në mënyrë spektakolare ku fitoi 2-1 kundër Bashkimit Sovjetik, 4-1 kundër Skocisë dhe 4-0 kundër Zelandës së Re. Falcao, Zico, Socrates dhe Eder duket se 'fluturonin' në fushë dhe jo vraponin. Kaloi si e para e grupit dhe sistemi në atë Botëror do bënte që sërish të luante në një grup, por tashmë me 3 ekipe.

Në grupin e dytë në ndeshjen e parë dominon përballë rivalëve të përjetshëm të Argjentinës duke fituar 1-3. Në ndeshjen tjetër do kishte përballë Italinë që nga ana e saj kishte kaluar grupin e parë me 3 barazime. Askush nuk priste që Italia ti bënte ballë Brazilit pasi brazilianëve iu mjaftonte vetëm një barazim për tu kualifikuar.

Por e paimagjinueshmja ndodhi. Italia me një të panjohur si Paolo Rossi arriti të eleminonte Brazilin madhështor. Një tre golësh i sulmuesit që në atë kohë hetohej për trukim ndeshjesh bëri që 'axurrët' me në stol mjeshtrin Bearzot të triumfonin 3-2 kundër Brazilit. Tragjedia kishte ndodhur sepse miti i Socrates me shokë tashmë kishte rënë.

Ai që ishte cilësuar si ekipi më i mirë i të gjitha kohërave u mund nga disa të 'panjohur' italianë që në fund do fitonin Kupën e Botës në finale kundër Gjermanisë. Në Brazil u përjetua si një dramë. Trajneri i atij ekipi, Tele Santana nuk shkoi në vendilndje për më shumë se 7 vjet ku jetoi në Meksikë. Ishte ndoshta ekipi më i mirë i të gjitha kohërave, por në histori do mbesin gjithmonë si humbësit më të mëdhenj të futbollit për vetë faktin se ata ishin vetë futbolli në atë periudhë. /Newsport.al/

[gallery columns="1" size="full" ids="239940,239941,239943,239939,239942"]

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga