Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

DOSSIER/ Belgjika e madhe, 34 vite me parë SHQIPËRIA e zbriti në tokë

Shkruar nga NEWSPORT
DOSSIER/ Belgjika e madhe, 34 vite me parë SHQIPËRIA e zbriti në

Belgjika sot është një superfuqi e futbollit. "Djajtë e Kuq" renditen ndër ekipet pretendente për të ngritur Kupën e Botës. Që nga vitet '80 deri më sot futbolli belg ka njohur rritje galopante duke bredhuar breza të mrekullueshëm lojtarësh. Por në një ditë, 34 vite më parë më 22 dhjetor 1984 ekipi belg nuk ishte më superiori në fushë.

Në kohën kur luheshin ndeshjet kualifikuese për Botërorin "Meksikë 1986", Belgjika dhe Shqipëria ishin vendosur sipas shortit në grupin 1 bashkë me Poloninë dhe Qipron. Shqipëria luante në atë pasdite dimri pas një barazimi historik të marrë në Poloni 2-2, një rezultat domethënës për kuqezinjtë. Formacioni i Shqipërisë në atë takim u plotësua me 6 futbollistë të Shpresave që kishin arritur të renditeshin me 8 më të mirave të Europës që skualifikuan dhe moshatarët e Gjermanisë Perëndimore.

Trajneri Shyqyri Breli rreshtoi këtë formacion me emra që sot njihen mirë nga tifozët tanë: Perlat Musta, Hysen Zmijani,  MuhedinTargaj (c), Skënder Hoxha, Adnan Ocelli, Ferit Rragami,Sulejman Demollari, Shkëlqim Muça, Mirel Josa, Arben Minga dhe Augustin Kola. Edhe pse kapaciteti i "Qemal Stafës" ishte 16 mijë, në atë ditë 20 mijë veta qëndruan këmbë për të parë paraqitjen e kuqezinjve.

Mirel Josa në atë kohë mesfushor i 17-nëntorit shënoi pas një rrëmujë në zonë golin e parë të takimit në minutën 69. Ai mposhti portierin e Bayern Munich Jean-Marie Pfaff. Kurse sulmuesi i Tiranës (17 nëntori atë kohë) Arben Minga rrëmbeu topin në një kundërsulm të vrullshëm duke goditur me forcë topin  që përfundoi në rrjetë në minutën e 86. Goli i tij vulosi fitoren e parë historike të Shqipërisë. Minga shënoi një nga golat më emblematikë në historinë e kombëtares së Shqipërisë.

Për herë të parë shqiptarët besuan se mund të kualifikoheshin në një kampionat botëror duke u renditur pas fitores në vendin e dytë. Por faza e kualifikueseve përfundoi me vendin e tretë për Shqipërinë duke u mundur në 3 raste dhe barazoi në një. Belgjika 2 vite më vonë udhëtoi në Meksikë dhe zuri vendin e katërt, rezultati më i mirë në të gjithë pjesëmarrjen. Për herë të parë që barazimit të 1967, Shqipëria bëri lajm në botë për triumfin ndaj një ekipi të madh si Belgjika. /NEWSPORT.AL/

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga