Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

DOSIER/ Historia e trishtë e Alfred Bonatit, ish-portierit të Kombëtares së pasluftës... Si përfundoi shofer në Kinostudio

Shkruar nga NEWSPORT
DOSIER/ Historia e trishtë e Alfred Bonatit, ish-portierit të

Nga Bashkim Trenova

...Problemi I parë pas kthimit në Tiranë ishte ai i strehimit. Nëse në Durrës u strehuam si qiraxhinj në shtëpinë e një armiku, në Tiranë një "armik" ishte si qeraxhi në shtëpinë tonë. Në të vërtetë aty, gjatë mungesës sonë, ishin strehuar dy persona të tjerë. Njëri prej tyre ishte portiere i famshëm i sportklub "17 nëntorit" dhe i kombëtares, Alfred Bonati.

Ai mbajti një dhomë tonën edhe për disa javë apo për disa muaj pasi ne u kthyem nga Durrësi. Bonati ishte me një trup sportive, mjaft simpatik. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e rrugës sonë e përshëndetnin me dëshirën që të mirrnin si përgjigje një përshendetje prej tij. Edhe unë bëja si gjithë të tjerët, madje ndjeja të kisha përparesi, sepse ai ishte "borxhli" ndaj familjes sonë. Ai vazhdonte të qëndronte në dhomën që na përkiste e që duhej ta kishte lënë me kohë. Unë nuk e dija atëherë se Bonati ishte "armiku" I dytë që takoja në jetën time. Edhe ai kishte dicka në biografi që nuk i shkonte për së mbari pushtetit të quajtur popullor në Shqipëri.

Cili ishte "krimi" I Bonatit? Asnjëherë nuk e kam mësuar edhe këtë gjë. Ajo që di është se Bonati, që ishte yll futbolli tonë në vitet e para të pasluftës, përfundoi si shofer I thjeshtë I kinostudios "Shqipëria e re".

Ajo që di është se në 6 dhjetor 1946 u arrestua në Shqipëri nga sigurimi I shtetit Imzot Prof, Jul Bonati. Ky në moshën 73 vjecare u dënua me akuzën "spiun I Vatikanit" me 7 vjet burg të cilat nuk I përfundoi kurrë. Pas dënimit pushteti u interesa për shëndetin e tij dhe e dërgoi në spitalin psiqiatrik të Durrësit. Një ditë, më 5 maj 1951, në spital u plotësua kartela: Jul Bonati vdiq.

A kishte ndonjë lidhje farefisnie portiere I adhuruar për kohën, Alfred Bonati, me klerikun erudite Jul Bonati? Ndoshta edhe po. Mundet edhe jo. Për regjimin në fuqi, gjithsesi ishte njëlloj. Alfred Bonati, edhe pot ë ketë pasur lidhje gjaku me Jul Bonatin ishte I njollosur në biografi, por edhe nëse e përbashkëta "bonati" ishte thjesht një rastësi, rastesi të tilla nuk faleshin kollaj në komunizëm. Ato sidoqoftë, tregonin për një lidhje, qoft edhe të largët. Sigurimi ishte vigjilent!

(Marrë nga libri "Armiqtë e Popullit")

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga