
Dita e sotme është një ditë zie për botën e sportit. Ndarja nga jeta e Raphael Dwamenas ka tronditur të gjithë.
Sulmuesi i Egnatias mbylli sytë përgjithmonë në moshën 28-vjeçare, teksa përshendetet me lojën më të bukur në botë. Ganezi do të mbahet mend gjatë në memorien e tifozëve shqiptarë, por jo vetëm. Karakteristikat e një lojtari perfekt dhe të përkushtuar si dhe humanizmi i tij bënë për vetë të madh e të vogël.
Dwamena pësoi atak kardian në fushën e lojës në sfidën mes Egnatias dhe Partizanit dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, për fatin e keq nuk ia doli dot të mbijetonte. Në fakt kjo ishte hera e 3-të që sulmuesi pësonte atak kardian, por këtë herë nuk mundi të mbijetonte, ndërsa ashtu siç deshi dha edhe frymën e fundit për futbollin.
E sot në vendin tonë nuk do të luhet asnjë ndeshje, për të nderuar kështu një nga lojtarët më profesionisht dhe protagonist të Superiores dhe jo më kot është golashënuesi i Superiores. Një humbje e madhe për futbollin dhe Egnatian, me këtë të fundit që tashmë duhet të bëjë pa kapitenin dhe liderin e skuadrës. Por jo, sot nuk do të flitet për futboll.