Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Mezi e kam pritur të jem hero i Tiranës”, Dijar NIKQI: Jam i lumtur që kam aprovimin e trajnerit, golin ia dedikoj familjes

Shkruar nga NEWSPORT
“Mezi e kam pritur të jem hero i Tiranës”, Dijar NIKQI:

Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme përballë Kastriotit në frymën e fundit të lojës. Goli i Nikqit në minutën e 100-dë, i dha tre pikë të rëndësishme bardhebluve në garën për titullin kampion. Pas ndeshjes heroi i Tiranës Nikqi dha intervistën e tij për Oversport.

Heroi i Tiranës? Unë mezi e kam pritur këtë ditë, të jem hero i Tiranës. Sot na duheshin 3 pikët. Na priste një luftë në Kamëz. Jam i gëzuar që jam heroi i ndeshjes. Është ndeshja e dytë si titullar dhe shpresoj të shkojë mirë.

Momenti i golit? Sot na duheshin 3 pikë dhe momenti i fundit, korne e fundit të gjithë mendojnë se do të bëhet goli dhe fati im ishte që ja dola. Jam shumë i gëzuar për golin dhe 3 pikët.

Dedikim? Çdo gol, një lojtarë e shijon me ekipin me familjen dhe unë ja dedikoj familjes sime për mundin që kanë bërë për mua.

Fjalët e Shehit? Më përgëzoi për golin dhe ndeshjen. Jam i lumtur që kam një aprovim nga ai sepse mundohem të jap maksimumin të vlerësoj mundin tim. Te momenti i golit e harrova që shënova, thjeshtë festuam të gjithë sëbashku. Ishte një ndjenjë goxha e mirë për të gjithë neve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga