Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Di Biagio me mungesa ndaj Erzenit, Deliallisi ka “luksin” e zgjedhjeve

Shkruar nga NEWSPORT
Di Biagio me mungesa ndaj Erzenit, Deliallisi ka “luksin” e

Erzeni dhe Dinamo do të përplasin “brirët” ditën e sotme në “Egnatia Arena” duke nisur që nga ora 16:00. Një sfidë mjaft interesante dhe pritet të jetë e luftuar mes dy ekipeve, takim ky që është i vlefshëm për javën e 4-të të “Abissnet Superiore”.

Pas fitores me Kukësin, “Blutë” do të tentojnë një tjetër 3 pikësh ndaj shijakasve. Luigi Di Biagio do të vuajë mungesën e 2 lojtarëve. Rustem Hoxha është i dëmtuar dhe nuk ia ka dalë dot të jetë i gatshëm për duelin e ditës së sotme. Ndërkohë po për këtë arsye do të mungojë edhe Andoni, i cili pësoi një dëmtim në duelin me verilindorët.

Situata për Alfred Deliallisin është ndryshe. Trajneri i shijakasve për fatin e tij të mirë ka të gatshëm të gjithë lojtarët dhe do të ketë luksin e zgjedhjeve ndaj “Nëndetëses”.

Formacioni i mundshëm:

Erzeni: Xhika, Kacbufi, Sadiki, Atanda, Osmanllari, Maliqi, Kahrimanovic, Peposhi, Zeka, Meçja, Mihana. Trajner: Alfed Deliallisi

Dinamo: Rexhepi, Marku, Behiratche, Samake, Prodani, Krasniqi, Lorran (Smaçi), Zagjërba, Denison, Vila, Kaçorri. Trajner: Luigi Di Biagio

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga