
Mbrëmjen e djeshme në “San Siro” u zhvillua derbi mes Milan dhe Interit. Ky takim ishte i vlefshëm për gjysmëfinalen e Champions League, sfidë që shkoi në favor të zikaltërve me shifrat 2-0.
Sigurisht që një ndeshje e tillë, prania e tifozëve në shkallët e stadiumit ishte e jashtëzakonshme. Derbi ka vendosur një rekord absolut të shitjes së biletave dhe të ardhurat e fituara.
Mbi 75 000 spektatorë të pranishëm, teksa përfitimet kalonin shumën e 10.4 milionë euro. Një rekord i ri për futbollin italian në një ndeshje Champions-it, duke tejkaluar 9,1 milionë të fituara nga Milani në përballjen ndaj Tottenhamit në Champions, në edicionin aktual.
Poll