
Me kalimin e viteve gjithcka ka ndryshuar. Si ne cdo sfere te jetes edhe sporti ka filluar qe te njohe kufij te rinj. Ne Kategorine Superiore kete edicion kane hipur edhe skuadra si Pogradeci dhe Kamza qe cilesoheshin si ekipe te panjohura. Ne fakt ky term mund te perdoret per liqenoret ndersa per skuadren tjeter shifrat flasin per krejt tjeter gje...
Derbi i pare
Gjithcka nisi nga ai takim qe u mbajt pak dite me pare ne Kamez ku vendasit sfiduan Tiranen. Para dhe pas asaj ndeshjeje te shumta ishin ato media qe tregonin per derbin e pare historik midis ketyre dy qendrave. Por nje gje te tille nuk mund te thuhet. Te pakte jane disa dokumente qe vertetojne krejt te kunderten. Mund te themi se ndeshja e pare mes nje perfaqesie te Kamzes dhe te Tiranes eshte luajtur me 26 korrik te 1908-s me rastin e Dites se Lirimit te Turqise.
Si u zhvillua
Gjithcka nisi ne nder te Turqise. Me 10 korrik 1908 vendi qe bashkon Evropen me Azine shpalli Lirine ishte finalizimi i nje levizjeje nacionale-borgjeze te turqve te rinj qe lindi ne vitet lsquo80 te shekullit XIX dhe drejtohej kunder absolutizmit te sulltan Abdyl Hamitit II. Ne kete dite kur ne Manastir nen hijen e Niazi Efendiut nga Reshpa e te shokeve te tij u shpall liria dhe u degjuan 21 te shtena topi. Ato ishin te parat te shtena te lirise qe veshet e banoreve turq degjuan nga levizja turke perfituan me shume liri tere ato shtete qe ende nuk kishin fituar pavaresine nga Perandoria Otomane. Per here te pare fjalimet ne nje mbledhje te tille u bene ne shqip prej Murat Seremedin Toptanit. Nga ky gezim i madh per kete dite te lirise se Turqise e te te gjithe shqiptareve Refik Bej Toptani nje djale i ri energjik pasionant i lojes se futbollit do te organizonte 16 dite me vone ne nje fushe prane pronave te tij aty ku sot ndodhet Universiteti Motrat Qiriazi nje ndeshje futbolli ndermjet dy grupeve te rinjsh. Njeri grup qe perfaqesonte rinine e Kamzes kishte emrin Terkuzaj nderkohe qe grupi tjeter perfaqesonte te rinjte e Tiranes njiheshin me emrin Agimi.
E para
Rreth 1200 vete te pranishem nga e gjithe Tirana te veshur me fustane e tille ishte veshja ne raste festash ne ate kohe do te asistonin ne derbin e pare dhe te vetem te qytetit. Mes tyre ishte edhe Refik Bej Toptani. Sipas doreshkrimeve te gjithe shqiptaret e mbledhur ne Koder Kamez e priten mjaft bukur kete eveniment. Ne kete dite qe konsiderohet edhe dita e hapjes se te pares shkolle shqipe ne Tirane Refik Bej Toptani tha Sot celem ketu ne Tirane te paren shkolle shqipe dhe lusme kete dite gjithe sa shqiptare qe jemi ketu. Pershendesim me kete rast qe ne kabinetin e ri te qeverise se Turqise do te zene vend dy ministra shqiptare Reshit Aqif Pasha Kallkandreni dhe Rexhep Pasha nga Mati xhaxhai i Ahmet Zogut te cilet jane dy burra shume te ndershem dhe te mire. I pari Minister i Brendshem dhe i dyti Minister i Luftes. Gjer me sot qe skishim liri smund tu lexonim shqiptareve gjuhen e vet po tashme me tu dhene liria po u lexojme ne gjuhen tone. Me pas u organizua edhe ndeshja e futbollit qe qe planifikuar per rinine e Kamzes dhe asaj te Tiranes. Ndeshja filloi fiks ne oren 5 te mbasdites. Per fat te keq na mungon pershkrimi i kesaj ndeshje nga mungesa e dokumentacionit por kemi te lancuar qe kjo ndeshje ka marre fund 3-3. Kuptohet qe ne kete kohe zhvillimi i kesaj ndeshjeje nuk ka pasur rregullat e sotme. Keta per porta kane perdorur dy hunj pa traverse pa vizime fushe. Megjithate ne kete ngjarje po e konsiderojme si ndeshjen e pare te skuadres se Kamzes dhe iniciator i pare per kete ngjarje ne fushen e futbollit ishte beu i Kamzes z. Refik Toptani.
Marre nga gazeta Liria Selanik e dates 30.7.1908
Qe nga ajo dite keto derbe kane vazhduar edhe me pas
- DATA ORA VENDI SKUADRAT QEuml NDESHEN REZ.
- 26.07.1908 17.00 KAMEZ TERKUZAJ KAMEZ - AGIMI TIRANE 3-3
- 01.09.1913 16.00 TIRANE AGIMI TIRANE - TERKUZAJ KAMEZ 1-2
- 26.11.1914 14.00 TIRANE AGIMI TIRANE - TERKUZAJ KAMEZ 11-3
- 13.02.1915 13.30 TIRANE AGIMI TIRANE - TERKUZAJ KAMEZ 2-0
- 24.06.1916 10.30 TIRANE AGIMI TIRANE - TERKUZAJ KAMEZ 8-3