©BBC/ Granit Xhaka, Sunderland
Sunderland pati një sezon me ulje-ngritjet e veta këtë sezon. Ndërsa është ende në garë për një vend në Kupat e Evropës, klubi anglez ka shpallur edhe “Lojtarin e Sezonit”.
Lojtari më i mirë i këtij sezoni për skuadrën e Sunderland është shpallur Granit Xhaka. Me shiritin e kapitenit në krah dhe me shpirt gare në fushën e lojës, shqiptari ka qenë padyshim pika kyçe e ekipit.
Edhe pse në rolin e mesfushorit me tipare mbrojtëse, Xhaka ia ka dalë që të asistojë në 6 raste dhe ka gjetur një herë rrugën e rrjetës. Kështu, 34-vjeçari fitoi edhe çmimin prestigjioz brenda ekipit.
View this post on Instagram
Poll
