Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Vjen e "zeza në të bardhë", Xabi Alonso "timonieri" i ri i Chelseat

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vjen e "zeza në të bardhë", Xabi Alonso
Xabi Alonso

Tashmë është zyrtare! Chelsea ka emëruar Xabi Alonson si trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm 2026-27. Trajneri spanjoll ka firmosur një kontratë 4-vjeçare që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2030. 

"Alonso do të nisë nga puna me skuadrën më 1 korrik të vitit 206", thuhet në komunikatën zyrtare të londinezëve.

Edhe vetë trajneri ka ndarë disa komente pas "firmës" mbi kontratë, duke treguar entuziasmin e lartë për atë se çfarë e pret. 

"Chelsea është një nga klubet më të mëdha të botës dhe kjo më mbush me një krenari të madhe për t’u bërë trajneri i një klubi të tillë. Nga diskutimet me pronësinë dhe ata që udhëheqin projektin sportiv, u pa qartë e njëjta ambicie. Duam të ndërtojmë një skuadër që është e aftë për të konkurruar me vazhdimësi dhe në nivele të larta për të fituar trofe", është shprehur Alonso.

Kështu, 44-vjeçari rikthehet në terrenin e menaxhimit, pas eksperiencës jo fort të mirë që kaloi tek Real Madrid, e cila zgjati vetëm 7 muaj. 

Poll

Lexo gjithashtu