Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Spikat derbi i Londrës, Manchester City kërkon të shtyjë festën e Arsenalit për titull në transfertën delikate

Shkruar nga NEWSPORT
Spikat derbi i Londrës, Manchester City kërkon të shtyjë
Chelsea - Tottenham

Java e 37-të e Premier League vazhdon këtë të mërkurë, me dy sfida tepër të rëndësishme. Fillimisht, Manchester City do të luajë në transfertë përballë Bournemouth, me sfidën që do të nisë në orën 20:30.

Me fitoren e Arsenalit në shtëpi minimalisht 1-0 ndaj Burnleyt një ditë më parë, distanca me kreun ka shkuar në 5 pikë, ndaj dhe “Qytetarët” do të kërkojnë të shtyjnë “festën” e rivalit duke tentuar tre pikët e sotme, për të lënë gjithçka në fundin e kampionatit.

Në anën tjetër, Chelsea përballet me Tottenham në derbin e Londrës, me takimin që do të luhet në orën 21:15. "Blutë” vijnë pa objektiva të rëndësishëm në këtë sfidë, teksa në krahun tjetër “Spurs” po luftojnë për qëndrimin në elitë ku vetëm një pikë do të mjaftonte për të arritur këtë mision, pasi momentalisht mbajnë vendin e 17 me 38 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu