Arsenal
Pas 22 vitesh pritje, Arsenali është sërish kampion në Premier League. Që nga “epoka” e Arsene Wenger, konkretisht në vitin 2004, “Topçinjtë” e kishin “harruar” triumfin në kampionatin anglez.
“Sebepi” për finalizimin e festës te Arsenali një javë para mbylljes së sezonit është bërë Bournemouth. “Qershitë” barazuan 1 – 1 kundër Manchester City, duke i dhënë fund shpresave të “Qytetarëve”.
Golat e ndeshjes Bornemouth – Manchester City u shënuan nga Kroupi dhe Haaland. Trajneri Pep Guardiola e mbylli pa “lavdi” në Premier League, pasi nuk mundi të shijonte për herë të fundit titulli me City-n.
Poll
