Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

EPIKE/ Një ditë më parë dha "dritën jeshile" për stolin, trajneri i "prish" surprizën klubit

Shkruar nga NEWSPORT
EPIKE/ Një ditë më parë dha "dritën jeshile"
Xabi Alonso

Xabi Alonso është i përzgjedhuri i Chelseat për ta emëruar në stol për sezonin e ardhshëm. Tekniku spanjoll pranoi ofertën e propozuar nga drejtuesit e klubit për të zëvendësuar të larguarin Liam Rosenior dhe puna e tij me ekipin do të fillojë pasi të mbyllet Kupa e Botës. 

Duket se 44-vjeçari nuk ka pritur që londinezët të bëjnë dhe njoftimin zyrtar për arritjen e kësaj marrëveshje, pasi vetë Alonso ka zgjedhur të publikojë vetë lajmin që e raportuar nga mediumi spanjoll "Marca" në profilin e tij në Twitter.

Duke marrë të mirëqenë faktin që ish-trajneri i Real Madridit nuk është shpesh aktiv në rrjetet sociale, "ngazëllimi" mund të jetë një shkak që ai të ketë bërë këtë veprim.

EPIKE/ Një ditë më parë dha "dritën jeshile"
Postimi i Xabi Alonsos në "X"
Poll

Lexo gjithashtu