Në paraditen e kësaj të marte, u njoftua arritja e akordit mes Enzo Marescës dhe Manchester City-t, me teknikun italian që u përzgjodh si kandidati i duhur për të pasuar Pep Guardiolën.
Një kontratë 2-vjeçare është planifikuar të firmoset nga palët, në momentin që kampionati anglez të thotë fjalën e fundit në ndeshjen e fundjavës, e cila përkon me mbylljen e këtij edicioni.
Mirëpo, duket se nga kjo marrëveshje e shpejtë që u mbyll pa u mbushur 24 orë, ka "acaruar" Chelsean, skuadrën e fundit që ka drejtuar pikërisht Maresca deri në fundin e vitit 2025, kur u mor vendimi për ta shkarkuar.
Siç shkruan "The Telegraf", londinezët kërkojnë një kompensim nga rivali i tyre për të bëlrë të pavlefshme kontratën që është ende valide e nga ku përfiton ende tekniku italian. Nëse kjo nuk ndodh, drejtuesit do t'i drejtohen federatës së ligës për t'i dorëzuar një ankesë, përkthyer me fjalë të tjera, një hedhje në gjyq.
Kujtojmë se 46-vjeçari u përplas me drejtuesit mbi transferimet, çfarë solli dhe "furtunën" brenda "Bluve". Me Chelsean, ai udhëhoqi këtë skuadrën drejt dy trofeve si Liga e Konferencës dhe Kupa e Botës për Klube.

