Aston Villa - Liverpool
Aston Villa – Liverpool, ndeshja që do të hap javën e 37-të në Premier League, e cila do të luhet sonte prej orës 21:00. Të dyja skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh, me nga 59-të.
Cilado prej tyre që fiton, siguron matematikisht zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Në 5 ndeshjet e fundit, ekipi i drejtuar nga Unai Emery ka vetëm 1 fitore në kampionat, çka shton “urinë” për pikë.
Liverpool nga krahu tjetër, “mburret” me faktin që kanë 6 vite pa humbje radhazi kundër Aston Villa, e fundit më 4 tetor të 2020, disfata 2 – 7.
Poll
