Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

E KRYER/ Manchester City “surprizon” Guardiolën para sfidës në kampionat, klubi përgatit rikthimin e ish-it në stol

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Manchester City “surprizon” Guardiolën para
Enzo Maresca dhe Pep Guardiola

Manchester City nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e Pep Guardiolës, i cili ka vendosur të largohet në fund të këtij sezoni.

E KRYER/ Manchester City “surprizon” Guardiolën para
Enzo Maresca

“Qytetarët” kanë gjetur akordin me Enzo Marescën, teknikun italian i cili pritet ta zëvendësojë spanjollin në këtë detyrë. Eksperti i lëvizjeve në merkato, Fabrizio Romano shkruan në profilin e tij se Maresca do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme për 3 sezone, duke sjellë dhe dakordësimin në parim. 

Një rikthim ky për 46-vjeçarin i cili ka qenë pjesë e këtij klubi në sezonin 2022-223, kur asokohe ishte asistent i trajnerit Guardiola dhe bazuar në këtë "të dhënë", kuptohet qartë pse drejtuesit nuk e patën të vështirë të gjenin "gjuhën e përbashkët" me italianin. 

Kujtojmë se "djemtë" e Pep Guardiolës do të zbresin në fushën e lojës mbrëmjen e sotme ndaj Bournemouth në transfertë, e cila do të nisë në orën 20:30, në stadiumin "Vitality". 

Poll

Lexo gjithashtu