©beINSPORTS Neymar dhe Ancelotti
Mbrëmjen e sotme, Federata Braziliane e Futbollit ka publikuar listën e plotë të lojtarëve që do të marrin pjesën në Botërorin 2026. Lista me 26 emra është “arkitektuar” nga trajneri Carlo Ancelotti.
Ajo ç’ka bie në sy është ftesa që italiani i ka bërë Neymar JR. Duket se ky i fundit e ka bindur me performancat e fundit dhe kështu Ancelotti ka vendosur që ta ftojë ish-in e Barcelonës në kombëtare.
Sigurisht që nuk mungojnë as emra të tjerë interesantë si Gabriel Margalhaes, Marquinhos dhe Bremer në mbrojtje. Apo dhe portierët Alisson e Ederson, si edhe futbollistë si Casemiro, Endrick, Raphinha dhe Vinicius JR.
Poll
