Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Dora" e Vllaznisë dhe HISTORIA, Elbasani me "formulën" fikse si të mposhtë Egnatian

Shkruar nga NEWSPORT
"Dora" e Vllaznisë dhe HISTORIA, Elbasani me
Elbasani

Rruga drejt titullit kalon përmes Egnatias. Elbasani i Ivan Gvozdenovic do të luajë mbrëmjen e sotme përballë rrogozhinasve në orën 19:00, në duelin e vlefshëm për llogari të Final Four, aty ku do të përcaktohet se kush do të triumfojë në këtë edicion të “Abissnet Superiore”.

Motivi është shumë i madh, shto këtu dhe “rrëshqitjen” e Vllaznisë në sfidën e humbur me Dinamon (0-2), takim ky që ka hapur garën në renditjen matematikore për të ndezur akoma dhe më shumë konkurrencën mes skuadrave.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi shkak pse verdheblutë nisen për 3 pikët në stadiumin “Air Albania". Kryesuesit aktual të grupit me 31 pikë në total pas skemës së përgjysmimit të pikëve, janë maksimalisht të përqëndruar për të fituar dhe trofeun e parë në historinë e tyre dhe një sukses “hipotetik” këtë sezon do të kompletonte rrugëtimin e jashtëzakonshëm të ekipit që e nisi me pretendime “modeste” për t’u kthyer në "tigrin agresiv" për çdo kundërshtar.

Poll

Lexo gjithashtu