Skuadra e Sunderland, nën “dirigjimin” e mesfushorit me origjin shqiptar, Granit Xhaka ka marrë fitore spektakolare me përmbysje kundrejt Everton, ndeshje e mbajtur në qytetin e Liverpool, 3 – 1 për “Macet e Zeza”.
Pas këtij triumfi, Sunderland është vetëm 1 pikë larg Kupave të Evropës për sezonin e ardhshëm. Newcastle mposhti 3 – 1 West Ham, duke i dhënë “asist” të madh Tottenham për mbijetesën.
Në përballjet e tjera të javës së 37-të, Brentford – Crystal Palace 2 – 2, Leeds – Brighton 1 – 0 dhe Ëolves – Fulham 1 – 1.
Nëser luhet sfida Arsenal – Burnley, ora 21:00. Gara për titullin në Premier League është ende e hapur, 2 pikë diferenca mes Arsenalit kryesues dhe Manchester City-t ndjekës.
