Në Angli e bëjnë fakt të kryer. Trajneri spanjoll, Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, pas një bashkëpunimi që ka zgjatur jo pak, por 10 vite të plota.
Duket se “epokës” Guardiola i ka ardhur fundi, pikërisht në mbyllje të këtij sezoni, ku City është ende në luftë për titullin kampion me Arsenalin, por këta të fundit janë më të favorizuar.
10 vite plotë histori, me 55-vjeçarin që ka fituar 21 trofe me “Qytetarët” mes tyre edhe një UEFA Champions League.
Pep Guardiola e ka drejtuar Cityn deri më sot në 591 ndeshje. “Timonieri” spanjoll ia ka dalë që të fitojë 423 prej tyre, teksa ka barazuar 76 herë dhe ka humbur në 92 raste të tjera.
Një “dashurie” të madhe po i vjen fundit, teksa zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh për këtë largim të dhimbshëm dhe plotë histori.
