Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Një "finale" larg titullit, Arsenali luan shansin e "artë" përballë Burnleyt të sulmuesit të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Një "finale" larg titullit, Arsenali luan shansin e
Arsenal - Burnley

Arsenali do të përballet mbrëmjen e sotme me Burnleyn, në kuadër të javës së 37-të dhe të parafundit në Premier League, me sfidën që pritet të nisë në orën 21:00.

Në këtë duel, trajneri Mikel Arteta do t’i duhet të bëjë pa tre lojtarë që janë pjesë kyçe e formacionit fiks, si mbrojtësin Ben White dhe sulmuesin Mikel Merino, shtuar këtu dhe Jurrien Timber. Sakaq, në anën tjetër për trajnerin Mike Jackson mungesat e vetme pritet të jenë ato të mbrojtësit Jordan Beyer dhe mesfushorit Josh Cullen.

Mbetet për t’u parë nëse në këtë takim, trajneri Jackson do t’i japë minuta dhe sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja, kjo dhe për shkak se sezoni ia ka dhënë verdiktet kësaj skuadre që ka prerë me kohë “biletën” e rënies një kategori më poshtë dhe çdo ndeshje vlen sa për statistikë.

Për “Topçinjtë”, në rast të një fitoreje hipotetike do të jetë një hap më shumë drejt titullit kampion, pasi ata duhet të presin dhe për verdiktin që do të vijë nga takimi mes Manchester Cityt dhe Burnemout, ku “Qytetarët” do të luajnë në transfertë në orën 20:30.

Poll

Lexo gjithashtu