Juventusi nuk ia doli të marrë 3 pikët “jetike” kundër Fiorentinës në shtëpi, java e 37-të e Serie A, për pasoj, me shumë gjasa sezonin e ardhshëm “Zonja e Vjetër” do jetë jashtë zonës Champions.
Në rrjetet sociale, po komentohet në masë goli i Ndour në minutën e 34-të. Edhe pse goditja e mesfushorit mik nuk ishte shumë e fortë, apo në “kënd të pamundur” për ta devijuar jashtë kuadratit, portieri i Juventusit, Michele Di Gregorio ishte inekzistent.
Finalizimi në fjalë i hapi “udhë” fitores së Fiorentinës, e nëse ky rast do të ishte “shpëtuar” në portën e “Zonjës së Vjetër”, ndeshja mund të kishte marrë tjetër kronologji.
Reagimet e tifozëve të Juventusit janë të shumta, aq sa e cilësojnë Di Gregorion si “tradhtar”. Portieri italian ka dalë nga akademia e Interit, ndërsa nuk ka fituar kurrë trofe të rëndësishëm në karrierë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
