Manchester City është ende në garë për titullin kampion në Angli, teksa dy javë nga përfundimi i sezonit, “qytetarët” janë dy pikë pas Arsenalit kryesues. Këta të fundit do të përballen të hënën me Burnley në shtëpi.
Pikërisht për këtë sfidë ku Cityt i duhet që “topçinjtë” të lënë pikë, Pep Guardiola ka bërë një premtim të madh. Për çdo lojtar të Burnley do të ketë nga një orë të markës “Rolex”, në rast se ia dalin të ndalin Arsenalin.
“Nëse Burnley ia del që të mposhtë Arsenalin në ndeshjen e radhës, personalisht do i blejë secilit lojtar një orë Rolex”, u shpreh Pep Guardiola.
Kështu, do të përfitonte edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja. Shqiptari dhe shokët e tij, do të tentojnë mrekullinë përballë një Arsenali që këtë sezon ka qenë fantastik.
