Barcelona ka triumfuar në shtëpi përballë Real Betis, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Camp Nou”, përfundoi me shifrat 3-1.
Dygolëshi i brazilianit Raphinha dhe rrjeta e tundur nga mbrojtësi Joao Cancelo nderuan katalanasit mbrëmjen e sotme. Në krahun tjetër, goli ish-it të Real Madrid, Isco, rezultoi statistikor.
Kështu, Barcelona vazhdon të grumbullojë pikë edhe pasi u shpall kampione, duke shkuar në kuotën e 94 të tillave. Në krahun tjetër me 57 pikë, Betis mbetet në vendin e 5-të, në zonën Champions, të cilën e ka siguruar.
GOLAT:
Goli i Raphinha (Barcelona 1-0 Betis)
Goli i Raphinha (Barcelona 2-0 Betis)
Goli i Isco (Barcelona 2-1 Betis)
Goli i Cancelo (Barcelona 3-1 Betis)
