Ish-mbrojtësi i Kombëtares Ilirian Alliu, ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” në A2CNN. Duke folur për ndeshjen Elbasani – Egnatia 0 – 4, e vlefshme për fazën Final Four të Superiores, Alliu u “përplas” në mendime me gazetarin Isa Haili.
Ilirian Alliu: “Egnatias nuk i heqim asnjë presje, sepse ka një kontigjent lojtarësh të mirë prej disa vjetësh. Por nuk e ka dallime as ndaj Vllaznisë, as me Elbasanin. E ke iden pse është mposhtur Brazili 1 – 7 kundër Gjermanisë?! Sepse të del ndeshja nga kontrolli.
Isa Halili: “Unë po them kaq. Egnatia ka vite që po e dominon futbollin shqiptar, e ka një bosht. Ju po thoni ku janë diferencat! Egnatia ka diferenca në kualitet me ekipet e tjera. A ka një portier si Mario Dajsinani në Superiore?! A ka ndonjë ekip tjetër në Shqipëri si Arbenit Xhemajli?! Kjo është Egnatia!”.
