Arsenali është zyrtarisht kampioni i Premier League për edicionin 2025-2026. Pas më shumë se 8 mijë ditësh nga triumfi i fundit në kampionatin anglez, “Topçinjtë” rikthehen sërish në majë.
Klubi londinez ka reaguar në rrjetet sociale, pasi “hipotekoi” titullin e 14-të në histori. “Arsenali. Kampionët tuaj të Premier League”, postimi i “The Gunners”.
Barazimi 1 – 1 i Manchester City në transfertë kundër Bournemouth, i mundësoi ekipit të Artetës që të hapnin “shampanjën” e fituesit pa zbritur në fushë javën e fundit.
Koha e gjatë e pritjes, 22 vite “thatësirë” për të varur medaljen e kampionit në elitën e futbollit anglez, e bën akoma më të veçantë këtë sukses, aty ku rolin kryesor i shkon trajnerit Mikel Arteta, pa harruar shpenzimet kolosale.
