Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Harrojeni Arsenalin e “artë” të Wenger i mbushur me yje, Mikel Arteta një ndeshje larg për të shkruar historinë

Shkruar nga NEWSPORT
Harrojeni Arsenalin e “artë” të Wenger i mbushur me yje,
Arsene Wenger dhe Mikel Arteta

Arsenali është kampioni më i ri i Premier League. Por historia vazhdon ende për këtë sezon. Më datën 30 maj, “Topçinjtë” do të përballen me PSG-në, aty ku do përcaktohet fituesi i Champions League për edicionin 2025-2026.

Dy nga periudhat më të “arta” për Arsenalin janë 1997-1998 dhe 2001-2002, ku kanë fituar dopietë, Premier League e FA Cup (Kupa e Anglisë).

Në epokën e lavdishme të Wenger, te ekipi londinez bënin pjesë yje si Henry, Vieira, Bergkamp apo Piers. Edhe pse Mikel Arteta ka lojtar më “normal” në emra, ata mund të shkruajnë historinë, triumfin në Champions League, diçka e padëgjuar për klubin në fjalë.

Nëse skuadra e Artetës ngre trofeun “veshëgjatë”, konsiderohet me të drejtë sezoni më i mirë në të gjithë historinë e Arsenalit, shto triumfin në Premier League, finalen e FA Cup apo çerekfinalen në Kupën e Ligës së Anglisë (Carabao Cup).  

Poll

Lexo gjithashtu