Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E pabesueshme! Nëse fitonin kundër Dinamos, do të ishin kampion", Lorenc Jemini “shpërthen” ndaj Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
“E pabesueshme! Nëse fitonin kundër Dinamos, do të ishin
Skuadra e Vllaznisë dhe Lorenc Jemini

Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, pjesë e zakonshme në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ka folur me gjuhë të “ashpër” kundër ekipit të Vllaznisë për formën që kuqeblutë po përjetojnë në Superiore, ndërsa humbja kundër Dinamos “zbeht” shanset për titullin.

“Pashë Vllazninë, ekipi më i papërgjegjshëm që mund të ketë në Final Four. Të jesh kaq afër kampionatit që ta fitosh, të luash kundër Dinamos që është jashtë çdo objektivi dhe të sillet Vllaznia ashtu në fushë…

Është e pabesueshme! Nëse Vllaznia do kishte fituar ndaj Dinamos, do ishte shpallur kampion. S’mund të sillesh ashtu! Lojtarët e Vllaznisë sikur i kishte futur me zorë në fushë. Po luanin për titullin kampion, kanë 25 vite që e presin”.      

Poll

Lexo gjithashtu