Foto ilustruese: Sylvinho - Rey Manaj & Myrto Uzuni
Sylvinho mbylli aventurën me Kombëtaren shqiptare, duke i lënë vendin trajnerit italian Rolando Maran. Ndërkohë që për largimin e brazilianit, ka reaguar edhe sulmuesi kuqezi Rey Manaj.
“Paç fat zotëri dhe faleminderit”, shkruan shkurt Rey Manaj në rrjetet sociale.
Kujtojmë që lushnjari u kthye në pikë kyçe të Kombëtares shqiptare me Sylvinhon në stol. Përpos rasteve kur e kishte të pamundur për shkak dëmtimi, Manaj ka qenë gjithmonë në listë.
Madje, besimin që Sylvinho krijoi te ai, Manaj ia ktheu me golin historik përballë Serbisë në Leskovc, që na dha 3 pikë të arta, të cilat na dërguan në “play-off” të Botërorit 2026.
"Story" i Rey Manaj
Poll
