Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Legjenda franceze “mitizon” akademinë e “La Masia”: Pa ata Barça do ishte zhdukur

Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda franceze “mitizon” akademinë e “La Masia”:
Laurent Blanc

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Laurent Blanc, ka theksuar rëndësinë e La Masia-s , duke deklaruar se pa akademinë, klubi mund të ishte “zhdukur”. Blanc kaloi një sezon si lojtar te Barça, pasi mbërriti në vitin 1996 nga Auxerre. 59-vjeçari ishte i lidhur më parë me një kalim te Blaugrana në disa raste, por asgjë nuk ndodhi në pozitën e “timonierit”.

Tani që po lulëzon te Al-Ittihad në Arabinë Saudite, ku u emërua trajneri më i mirë i ligës sezonin e kaluar, Blanc foli ekskluzivisht për “SPORT” rreth admirimit të tij për revolucionin e të rinjve të Barcelonës: “Të shikoja PSG-në këtë vit ka qenë shumë interesante. Dhe Barça, çfarë mund të them?

Të shikoja gjysmëfinalen e Champions midis Barçës dhe Interit, dy ekipe me stile krejtësisht të ndryshme, ishte një kënaqësi e vërtetë. Njëra skuadër dëshiron të luajë dhe të shënojë; tjetra mbrohet… dhe prapë shënon katër gola ndaj Barcelonës. Kjo është një kënaqësi. Barça ka kaluar kohë të vështira, financiarisht dhe administrativisht.

Por çfarë i nxori ata jashtë krizës? Lojtarët e rinj. Për mua, Barça ka qenë gjithmonë një klub i shkëlqyer me një qendër të shkëlqyer stërvitore, La Masia . Kjo është zemra e klubit. Nëse nuk do të kishte La Masia , Barça mund të mos kishte mbijetuar. Pa të, ndoshta klubi do të ishte zhdukur ose do të ishte shembur. Janë të rinjtë që e shpëtuan Barçën, Lamine, Pedri, Gavi... Kaq shumë kanë dalë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga