Vedat Muriqi i ka kthyer drejt vetes të gjithë “prozhektorët” e vëmendjes në ndeshjen Mallorca – Athletic Bilbao, 3 – 2. Sulmuesi shqiptar i Kosovës i dha fitoren kuqezinjve nga Mallorca i vetëm, autor i trigolëshit.
Muriqi e hapi serinë e golav në minutën e 5-të, për të vijuar në të 42-të. I treti personal për 31-vjeçarin erdhi në minutën e 69-të.
Pas kësaj fitoreje, Mallorca i largohet disi “zonës së ftohtë” të tabelës në La Liga, ndërsa për Vedat Muriqin, është ngjitur në kuotën e 14 golave vetëm në kampionat, i dyti pas Mbappes.
Gjatë orëve të fundit po qarkullon masivisht informacionet nga Turqia, se sulmuesi shqiptar i është vetëofruar Fenerbahces, ndërsa këta të fundit janë gati ta “mbulojnë” me para.
Goli i parë i Muriqit ndaj Athletic Bilbao
Goli i dytë i Muriqit ndaj Athletic Bilbao
Goli i tretë i Muriqit ndaj Athletic Bilbao
