Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Fitore që "ringjall" Realin, tifozët shpërthejnë ndaj klubit dhe skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore që "ringjall" Realin, tifozët
Real Madrid

Pas 2 humbjeve radhazi në Superkupë dhe Kupë, Real Madrid i është rikthyer fitoreve. “Galaktikët” nën drejtimin e trajnerit të ri Arbeloa, mposhtën 2 – 0 Levanten në “Santiago Bernabeu”.

Golat u shënuan nga Kylian Mbappe dhe Raul Asencio. Një fitore, e cila qetëson “ujërat” dhe i afron vetëm me 1 pikë larg Barcelonës kryesuese në La Liga, ndonëse katalanasit kanë 1 ndeshje më pak.

Sfida në fjalë ishte e vlefshme për javën e 20-të në kampionatin spanjoll. Vlen të përmendet se në fillim të ndeshjes dhe mes pjesëve, tifozët e Realit vërshëllyen lojtarët dhe klubin për shkarkimin Xabi Alonsos.

  

 

Poll

Lexo gjithashtu