Real Madrid u përball në transfertë me Albacete, në një sfidë e cila ishte mjaft e rëndësishme pasi të dyja skuadrat luanin për kualifikimin në Kupën e Mbretit. Kalim që po e “shijon” ekipi i Albacetes pasi mori fitoren me 3 gola të shënuar kundër Real Madrid, ky i fundit shënoi 2 herë por nuk arriti që të vijonte më tej.
Sikur të mos mjaftonin situatat e parandodhura që nga finalja e Supekupës së Spanjës e deri tek shkarkimi i Alonsos, tashmë edhe futbollistët nuk ndihen të motivuar dhe aspak të lumtur për gjendjen në të cilën skuadra ndodhet.
Kjo është kuptuar gjatë deklaratave për mediat pas ndeshjes, ku ka folur edhe mbrojtësi i skuadrës Dani Carvajal. Ky i fundit ka shpjeguar se ekipi ka prekur fundin duke pranuar kështu se “pesha” e fajit për humbjen bie mbi paraqitjen e lojtarëve në fushë.
“Kemi arritur në pikën më të ulët në një mënyrë tronditëse. Duhet të marrim përgjegjësi edhe kur humbasim, dhe kjo është ajo që kërkohet tani. Ata që janë më përgjegjës për atë që ndodhi jemi ne, lojtarët. Nuk ka shumë më tepër që mund të them përtej kësaj”, është shprehur mbrojtësi.
