Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Vinicius nuk “bind” Real Madrid-in ?! Klubi spanjoll me “sytë” nga sulmuesi i Arsenal-it

Shkruar nga NEWSPORT
Vinicius nuk “bind” Real Madrid-in ?! Klubi spanjoll me
Vinicius Jr

Për ekipin e Real Madrid “telashet” nuk kanë fund, pasi klubi ndodhet në një “krizë” vendimesh në këtë sezon. Nga humbjet e njëpasnjëshme, në Superkupë, në duele dhe së fundmi në Kupën e Mbretit, ekipit madrilen do ti duhet një “mrekulli” që të rikthehet në lavdinë e kohë së dikurshme.

Megjithatë përpos “shijes” së keqe që lënë dështimet apo dhe “trazira” e shkarkimit të trajnerit Xabi Alonso, skuadra është pasigurtë dhe për futbollistët e saj. Konkretisht bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Vinicius Jr. Arsyeja kryesore lidhet me faktin se futbollisti ende nuk e ka firmosur rinovimin e kontratës, gjë e cila flitej prej disa muajsh.

Sulmuesi gjatë këtij sezoni ka dhënë një "miks" paraqitjesh në fushë duke bërë dhe klubin që të mendoj rreth një opsioni tjetër gjatë merkatos së janarit. Sipas medias “Defensa Central”, emri i cili ka dalë në skenë vjen nga Premier League dhe është sulmuesi, Gabriel Martinelli.

Nëse lëvizjet e mundshme finalizohen, e sigurt që Martinelli nuk do të hezitonte përballë një mundësie si Real Madrid, por duhet pranuar se në aspektin indvidual Vinicius numëron më shumë suksese duke kujtuar kështu se ai ishte shumë afër dhe fitimit të “Topit të Artë”.

Nga ana tjetër edhe pse Martinelli i Arsenal ka bërë mirë gjithashtu sezonin e kaluar në të cilin ka shënuar 10 gola, në rast se merret tek madrilenët këta të fundit do të duhet të kujdesen edhe për një sulmues tjetër krahu që skuadra të jetë më e plotësuar. 

Poll

Lexo gjithashtu