Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Fernandez "braktisi" Barcelonën për PSG, Flick “thumbon” mesfushorin: Nëse doni të luani te Barça duhet të jeni me gjithë zemër, të tjerët...

Shkruar nga NEWSPORT
Fernandez "braktisi" Barcelonën për PSG, Flick
Hansi Flick

Lajmi se mesfushori Dro Fernandez kishte treguar dëshirën që të largohej nga klubi i Barcelonës, dihej që do të pasohej me 2 reagime. I pari sigurisht lidhet me faktin se jemi në periudhën e merkatos së janarit dhe klubet do të hidheshin në "sulm" për të marrë shërbimet e 18-vjeçarit, ashtu sikurse ndodhi.

Ndërsa reagimi i dytë i cili në fakt përflitej që në fillim, nuk u vonua as nga trajneri i ekipit katalanas Hansi Flick. Ky i fundit në një deklaratë për mediat ka “thumbuar” edhe mesfushorin i cili do të largohet nga ata.

Gjatë fjalës së tij tekniku i skuadrës, Flick ka thënë se Barcelona është vendi i mundësive, ku çdo lojtarë mund të rritet profesionalisht dhe të trajnohet me futbollistët më të famshëm në botë. Ai nuk la pa përmendur dhe faktin se të duash që të jesh pjesë e tyre, duhet ta dashurosh me zemër fanellën “bluekuq” të ekipit.

“Dua t’u them lojtarëve të La Masias… se ne jemi Barcelona. Këtu mund të rriteni, pasi këtu mund të stërviteni me lojtarët më të mirë në botë, të merrni mbështetje të plotë nga të gjithë ne. Nëse doni të luani te Barça, atëherë duhet të jeni 100% me gjithë zemër, të jeni për ngjyrat e Barçës. Të gjithë të tjerët, nuk dua që të jenë me ne”, ka deklaruar trajneri Flick.

Poll

Lexo gjithashtu