Merkatoja e janarit është periudha ideale për lëvizjet e shumta mes skuadrave dhe futbollistëve të cilët synojnë të arrijnë formën më perfekte të tyren. Ndërsa pjesë e “rrëmujës” së thashethemeve për një transferim të mundshëm brenda këtij muaji është bërë edhe superylli i Barcelonës, Dro Fernandez.
Emri dhe shërbimi i tij janë lakmuar nga disa klube të ndryshme, të cilat janë bërë të ditura edhe me anë të një postimi të gazetarit sportiv, Fabrizio Romano në rrjetin social "X". Ai ka shpjeguar se 18-vjeçari ka një klauzolë lirimi me vlerë 6 milionë euro, ndërsa interes të madh ka shfaqur klubi francez, Paris Saint-German.
Pasi u bë e ditur se Fernandez ka shprehur dëshirën e tij që të largohet nga katalanasit, përveç se tek francezët emri i tij është edhe në listën e “dëshirave” të 2 klubeve të tjera si Manchester City dhe Borussia Dortmund.
Megjithatë, shumica e burimeve lënë të nënkuptohet se PSG është klubi i cili ka mundësitë më madhore që të ketë shërbimet e mesfushorit 18-vjeçar.
