Real Madrid padyshim që është përfshirë në një “vorbull rrëmuje” nga e cila nuk po del dot. Të gjitha këto erdhën nga një vazhdimësi e humbjeve në ndeshje mjaft të rëndësishme, por edhe shkarkimi i befasishëm i Xabi Alonsos ka ndikuar po ashtu.
Ndërsa zhvillimet kanë ndodhur edhe në një periudhë mjaft delikate, atë të merkatos së janarit. Kur të gjitha skuadrat kanë shfrytëzuar mundësinë për të pasur afrime të reja sigurisht në të mirë të paraqitjes së ekipit në tërësi, duket se klubi i Realit mund të përballojë vetëm largimet.
Sipas medias “Mundo Deportivo”, Real Madrid mbetet i hapur për largime. Konkretisht emri më i përfolur është mesfushori Dani Ceballos. Largimi i tij i mundshëm lidhet me faktin se futbollisti spanjoll ka pasur shumë pak minuta në këtë sezon, ndërsa trajneri i ri Alvaro Abeloa nuk nuk e ka pjesë të planeve të tij.
29-vjeçari, Ceballo aktualisht vlen 8 milionë euro në treg sipas “Transfermarkt”, ndërsa kontrata e tij me ekipin madrilen i skadon në 30 qershor të vitit 2027.
