Fermin Lopez & Ferran Torres
Barcelona ka fituar në transfertë përballë Racing Santander (ekip i LaLiga2), në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Mbretit. Sfida e zhvilluar në “Estadio El Sardinero”, përfundoi 0-2.
Golin e parë e shënoi Ferran Torres. Spanjolli ia doli që të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 66-të, duke i dhuruar të tijëve këtë kualifikim. Ndërkohë që për të dytin mendoi Lamine Yamal në të 95-tën.
Kështu, Barcelona shkon më tej në këtë kompeticion, duke arritur në çerekfinale. Në krahun tjetër, vlen të theksohet se për Racing Satander në fushë ishte ish mesfushori i Partizanit, Maguette Gueye.
GOLAT:
Goli i Ferran Torres (R.Satander 0-1 Barcelona)
Goli i Lamine Yamal (R.Satander 0-2 Barcelona)
Poll
