Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Je aty për lojtarin”, Zidane s’kursehet dhe “thumbon” Alonson pas shkarkimit: Nëse nuk e ke kuptuar këtë...

Shkruar nga NEWSPORT
“Je aty për lojtarin”, Zidane s’kursehet dhe
Zinedine Zidane dhe Xabi Alonso

Gjendja aktuale në të cilën ndodhet Real Madrid, padyshim që ka lënë pikëpytje si fillim për stafin drejtues, futbollistët dhe sigurisht tifozët.

Në një kohë kur ekipi mbante “bindshëm” statusin e lavdisë që u'a falte statistika e fitoreve, tashmë situata ka marrë drejtim tjetër. Nuk kanë munguar shkrimet dhe diskutimet e shumta mbi arsyen se përse klubi madrilen nuk po del dot nga “telashet”. Ndërsa nuk janë të pakëta rastet ku gishti për fajtorin kryesor i drejtohet ish-trajnerit Xabi Alonsos.

Sipas medias "Goal.com", një kritikë së fundmi ka ardhur dhe nga ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane. Ky i fundit ka shpjeguar se cili është çelësi i suksesit kur ke në “duar” drejtimin e një skuadre. Për tu kthyer pas në kohën kur Zidane drejton ekipin madrilen, ata numëruan 3 tituj sa i takon Champions League por dhe triumfuan ndaj Barcelonës në La Liga.

Zidane ka shpjeguar se nëse dëshiron që skuadra të ketë suksese, duhet ti kushtohet shumë rëndësi marrëdhënies me trajnerit dhe futbollistëve. Sipas tij është shumë e rëndësishme që lojtarët të bien dakort me vendimet e marra si nga stërvitjet por edhe në detaje të tjera.

Duke lënë të nënkuptohet se arsye se përse Real Madrid ndodhet në këtë gjendje ka të bëjë me historikun e mosmarrëveshjeve mes Alonsos dhe futbollistëve, e cila më pas është reflektuar edhe në fushë.

Te Real Madridi, ne ishim në dispozicion të lojtarëve. Për mua, kjo është ajo që e bën diçka të fortë, je aty për lojtarin. Nëse nuk e ke kuptuar këtë, nuk mund të zgjatësh në këtë profesion. Ne jemi aty për t'i mbështetur ata; duhet të tregosh se je aty për ta. Që dhoma e zhveshjes të pranojë atë që dëshiron të zbatosh, ata duhet të na pëlqejnë. Nëse lojtarët nuk pajtohen me gjithçka që vendos, stërvitjen, të gjitha këto... diçka gjithmonë do të mungojë. Kur një lojtar është konkurrues, i lumtur të stërvitet dhe të dalë për të luajtur ndeshje, je i destinuar të fitosh të tre Ligat e Kampionëve", ka përfunduar Zidane.

Poll

Lexo gjithashtu