Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E PAPRITUR/ “Dhëmbë për dhëmbë” me Mbappen dhe Lewandowskin, Vedat Muriqi i vetëofrohet klubit nga Superliga

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ “Dhëmbë për dhëmbë” me Mbappen
Vedat Muriqi

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili prej disa sezonesh luan për Mallorcan në kampionatin spanjoll, duket se kërkon që të rikthehet në Turqi.

Sipas mediave turke, sulmuesi është i interesuar për një rikthim në Superligën turke, këtë herë te Fenerbahce, ekip ku ka luajtur më parë në sezonin 2019-2020. Muriqi shihet si pasuesi i Youssef En-Nesyrin, për të cilin ka shfaqur interes Nottingham Forest, Everton, por edhe Napoli.

Sipas raportimeve të "Sozcu", Fenerbahce planifikon të ofrojë rreth 15 milionë euro për Muriqin. Mbetet për tu parë nëse Muriqi do të transferohet në kryeqytetin turk.

Poll

Lexo gjithashtu