Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Përballë Levantes me emra që “trembin”, Arbeloa zbret në fushë me më të mirët e tij (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Përballë Levantes me emra që “trembin”, Arbeloa zbret
Real Madrid

Real Madrid do të përballet sot me Levanten, në orën 14:00 në një ndeshje e cila është e vlefshme për javën e 20-të të La Liga-s. Ekipi tashmë duhet të bëjë “mrekullinë” që të motivojë veten si fillim, por që të mos krijojë edhe zhgënjimin e radhës tek tifozët.

Duel për t'u harruar ai me Albaceten në “Kupën e Mbretit”, ku trajneri i ri, Alvaro Arbeloa dështoi me përzgjedhjen e 11-she titullare, ku ra në "sy" mungesa e emrave të futbollistëve “gjigant”.

Mesa duket tekniku i skuadrës, me zgjedhjen në të cilën u paragjykua iu ka dhënë pak kohë lojtarëve që të pushojnë për ndeshjet në kampionat. Ndërsa pritet që dinamika sot në fushë të vijë padyshim nga Mbbape, Vinicius dhe sigurisht Bellingham.

Kështu trajneri i ri Abelao ka vendosur edhe për futbollistët me të cilët do të startojë duelin e sotëm. Ndërsa formacioni tij përfshin: Courtois, Valverde, Asencio, Huijsen, Carreras, Tchouameni, Camavinga, Bellingham; Mbappe, Gonzalo dhe Vinicius.

Ndërsa skuadra e tij rival Levante, po ashtu ka përzgjedhur edhe 11-shen titullare me të cilën do të synojë të marrë 3-pikëshin përballë Real Madrid.  Ekipi zbret në fushë me: Ryan, Toljan, Dela, Matturro, Manu Sanchez, Vencedor, P. Martinez; K.Tunde, Carlos Alvarez, Losada dhe Etta Eyong.

Poll

Lexo gjithashtu