Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Bellingham mbron Alonson dhe “godet” mediat: Më vjen keq që njerëzit besojnë këta “klounë”

Shkruar nga NEWSPORT
Bellingham mbron Alonson dhe “godet” mediat: Më vjen keq
Xabi Alonso dhe Jude Bellingham

Humbja në finalen e Superkupës së Spanjës, që njëkohësisht shënjoi edhe shkarkimin e trajnerit Xabi Alonso ka qenë ndër situatat më të komentuara sa i takon lajmeve në fushën e sportit.

Ndërsa pjesë e shkrimeve është bërë edhe mesfushori Jude Bellingham i cili ka reaguar pas titujve dhe lajmeve të shumtë. Shkrime në të cilat aludohej se marrëdhënia e tij me ish-teknikun e skuadrës së Real Madrid, Xabi Alonso ka qenë konfliktuale dhe aspak e mirë. Duke e paralelizuar atë me relatën aspak të qetë, që kishte dikur Alonso me Vinicius dhe "përplasje" që herë pas herë janë parë edhe në rrjete sociale.

Ndërsa larg nga presupozimet Bellingham, ka vendosur të “godas” disa nga mediat për pavërtetësinë e tyre. Sipas medias "The Mirros" ai ka shpjeguar se lajme të tilla shkruhen nga disa “klounë” dhe ka paralajmëruar të gjithë tifozët që të mos besojnë lajmet të cilat nuk vijnë nga burime të sakta.

 “Deri tani kam lënë të kalojnë shumë prej këtyre gjërave, gjithmonë duke shpresuar se e vërteta do të dilte në dritë në kohën e vet. Por sinqerisht… çfarë marrëzie. Vërtet më vjen keq për njerëzit që kapen pas çdo fjale të këtyre klounëve dhe “burimeve” të tyre. Mos besoni gjithçka që lexoni. Herë pas here, këta duhet të mbahen përgjegjës për përhapjen e këtij lloj dezinformimi të dëmshëm, vetëm për klikime dhe për të shtuar polemika”, ka shkruar futbollisti.

Poll

Lexo gjithashtu