Real Madrid do të përballet sot me Levanten, në një sfidë e cila është e vlefshme për javën e 20-të të La Ligas. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” në orën 14:00, ku të dyja skuadrat zbresin në fushë me qëllimin e fitores.
Synim për të cilën Real Madrid duhet të bëjë më të mirën, që të mos i shtoj vetes edhe një "telash" më shumë sa i takon gjendjes aktuale në të cilën ndodhet skuadra.
Megjithatë klubi ka edhe një shqetësim tjetër, ky i cili lidhet me sjelljen e tifozëve në stadium. Duke rikujtuar kështu vërshëllimat që shpesh herë tifozët kanë drejtuar kundër lojtarëve e kanë tensionuar edhe më shumë situatën duke ndikuar sado pak dhe te paraqitja e ekipit në lojë.
Ndër të tjera klub i Real Madrid ka bërë dhe një deklaratë zyrtare në të cilën ka shpjeguar se ndeshja e sotme do të ketë një vëmendje të shtuar në sjellet e tifozëve "Grada de Animacion". Sipas tyre çdo tifoz i cili do të kapet nga kamerat duke vërshëllyer do të ndalohet që ta shikojë ndeshjen.
“Sot pas ndeshjes, klubi do të shqyrtojë kamerat e sigurisë së Bernabeut, dhe kushdo që kapet në kamera duke vërshëllyer ekipin do të ndalohet të jetë pjesë e saj. Kushdo që dëshiron të vërshëllejë, mund të vërshëllejë jashtë stadiumit”, ka deklaruar klubi madrilen.
