Real Madrid u përball me Albacete, në një ndeshje e cila ishte e vlefshme për kualifikimin e njërës prej skuadrave në Kupën e Mbretit. Përsëri “dramë” tjetër nga ana e Realit pasi u mund me një rezultat aspak modest ku Albacete numëroi 3 gola duke i lënë ata me 2 të tilla.
Sikur të mos mjaftonin “telashet” e ndodhura gjatë ditëve, kur pritej shumë më shumë nga skuadra e cila tanimë drejtohet nga Alvaro Arbeloa, përsëri ekipi nuk dha asnjë rezultat. Por përveç mërzisë që sjell humbja, një tjetër incident i pahijshëm u regjistrua edhe gjatë ndeshjes.
Ylli brazilian, Vinicius Junior u godit me banane, skenë e cila u pasqyrua edhe në raportin e arbitrit. Një gjest ky i që nuk u anashkalua as nga ekipi i i Alabacetes i cili ka dalë me një deklaratë zyrtare.
Klubi e ka përshkruar ngjarjen si të turpshme dhe ka bërë të ditur se do të merren të gjitha masat disiplinore ndaj personit përgjegjës.
“Është e dhimbshme dhe e turpshme që imazhe të tmerrshme, të neveritshme dhe të dënueshme raciste kanë njollosur një natë magjike. Do të marrim të gjitha masat disiplinore në fuqinë tonë për të siguruar që, nëse është e mundur, personi përgjegjës të mos shkelë më kurrë në stadiumin Carlos Belmonte”, shkruhet në deklaratë.
