Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E BUJSHME/ 3 milionë për gruan e ish-arbitrit, pistë e re korrupsioni mbi çështjen "Barça - Negreira"

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 3 milionë për gruan e ish-arbitrit, pistë e re
Fotomontaz / Barcelona, çështja Negreira

Çështja Negreira vazhdon që të jetë akoma një problem për klubin e Barcelonës. Disa zbulime të reja janë raportuar së fundmi nga e përditshmja “Mundo Deportivo” në Spanjë.

Sipas gazetës prestigjioze, Barcelona është përfshirë në korrupsion pasiv, duke paguar herë pas herë ish-zëvendëspresidentin e arbitrave në Spanjë, Jose Marioa Enriquez Negreira por jo vetëm. Në krahun tjetër, Garda Civile spanjolle kanë arritur në përfundimin se Barcelona ka paguar te ish-zëvendësrpesidenti 7.5 milionë euro, të cilat nuk janë të justifikuara në llogarinë e tij.

Gjithashtu, Garda Civile thotë se kanë gjetur rreth 3 milionë euro në llogaritë e gruas së Negreira, të cilat po ashtu janë të pajustifikuara. Barcelona në anën tjetër ende nuk ka dhënë një përgjigje për këtë raport të fundit. Ata janë të vendosur dhe e thonë hapur që nuk janë fajtor për ndonjë çështje korrupsioni, ashtu siç akuzohen.

Mbetet për t’u parë si do të jetë rezultati përfundimtar i hetimeve të sapobëra mbi këtë çështje që ka prekur rëndë futbollin në Spanjë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga