
Myrto Uzuni
Myrto Uzuni arriti të gjejë golin e tij të parë me fanellën e Austin në Major League Soccer. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua tek këta të fundit në merkaton e janarit nga Granada.
Po ashtu, Uzuni shënoi dhe në “Arenën Kombëtare” me Shqipërinë në përballjen ndaj Andorrës që përfundoi me shifrat 3-0. Për javën që lamë pas ka reaguar dhe vetë sulmuesi 29-vjeçar në rrjetet sociale.
“Çfarë jave magjike!
Shumë i lumtur të rikthehem me gol për kombëtaren pas një kohe të gjatë mungesë fati! Faleminderit familjes dhe gjithë tifozat e kombëtares për mbështetjen e madhe që më kanë dhënë këto kohë! I lumtur për golin tim të parë me ekipin tim të ri!
Ky është vetëm fillimi! M.u 10 ????”, shprehet Uzuni.
View this post on Instagram
Poll