
Real Madrid do të ndryshojë staf në merkaton e verës, pai Carlo Ancelotti me shumë gjasa do të marrë drejtimin e Brazilit. Në këto kushteë Xabi Alonso pritet ta pasojë në stol dhe të marrë kështu drejtimin e “Los Blancos”.
Por sipas “El Gol Digital” bëhet me dije se spanjolli ka një kusht që të marrë drejtimin e Realit. Gjithçka ka të bëjë me transferimin e talentit gjerman, Florian Ëirtz. Alonso e pëlqen shumë si futbollist me të cilin ndodhen aktualisht te Bayer Leverkusen.
Në këtë sezon, Ëirtz ka luajtur 39 ndeshje, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 13 asistime. Por nuk do të jetë aspak e lehtë që të nënshkruhet me Ëirtz, pasi Bayer Leverkuseni e vlerëson 150 milionë euro. Kujtojmë se në garë për shërbimet e tij është edhe Bayern Munich, Manchester City dhe Arsenal.